Të fundit

Turpi ka emër: Policët e Kosovës detyrohen të protestojnë për veshmbathje e shujta ditore

Policia e Kosovës ka mbajtur një protestë sot në të cilën kanë parashtruar 14 kërkesa për qeverinë e Kosovës të cilat presin t’u plotësohen në një afat kohor optimal. Ata kanë thënë se kanë pasur kërkesa verbale e me shkrim për qeverinë por që s’kanë marrë përgjigje, po ashtu është bërë e ditur se ata kanë dërguar edhe një peticion me 5700 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës por edhe këtu, kërkesat e tyre hasën në vesh të shurdhër.

Ndër 14 kërkesat që patën sot policët e Kosovës për ekzekutivin, ishin edhe disa sosh për të cilët nuk mund të imagjinohet se tashmë nuk i kanë të plotësuara.

Policët e Kosovës, në kërkesën e tyre të parë, treguan se çfarë është e rëndësishme për ta. Ata në mënyrë që të kryejnë në mënyrën më të mirë të mundshme punën e tyre, nga qeveria kërkuan, hiç më shumë se veshmbathje e mjete logjistike.

“Veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objektet policore duke pasur parasysh se disa objekte policore dhe automjete dhe pajisje të tjera të domosdoshme nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë.”, ishte kërkesa e parë e policisë së Kosovës.

Nëse dëgjohen a lexohen me kujdes kërkesat e policisë, shumë pak kush mund të besojë se garantuesit e sigurisë së qytetarëve janë detyruar të protestojnë për të kërkuar shujta ditore për të gjithë policët e pagesë të udhëtimit për ata që udhëtojnë nga larg për në punë.

Shumë pak kush mund të besojë gjithashtu se policët kanë kërkuar fond për invaliditetin e zyrtarëve policorë që janë lënduar gjatë detyrës zyrtare dhe se kanë kërkuar përkujdesje për mirëqenie për pjesëtarët që kanë rënë ose lënduar gjatë detyrës zyrtare si shkollimi i fëmijëve e punësimi i njërit nga fëmijët.

Policët kanë kërkuar edhe sigurim jetësor me rritje të fondit të policisë për shërbime shëndetësore për mbulimin e shpenzimeve për barna, gjithashtu shtesa për fundvit në vlerë të një page për policët që tregojnë performancë të mirë gjatë vitit dhe një pagë shtesë për pjesëtarët e policisë në raste të vdekjes së anëtarëve të familjes. /Paparaci.com/

Këto janë kërkesat e policisë së Kosovës në protestën e sotme

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci