Të fundit

Sot nënshkruan marrëveshje me KEDS, Kurti para pak vitesh: Elektroserveri nuk duhet të pranohet kurrësesi

Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot është nënshkruar kontrata komerciale në mes të KEDS-it dhe ELekstroseverit për çështjen e energjisë elektrike. Lajcak ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë që është lehtësuar nga BE-ja. Por, kështu nuk do të mendonte kryeministri i tanishëm i Kosovës dhe opozitari i dikurshëm, Albin Kurti para pak vitesh.

Kurti me shumë zell në kohën e qeverisë së udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj kishte thënë se elektroserveri nuk duhet të pranohet kurrësesi, shkruan Paparaci.com.

Ai deklaronte se nëse KEDS-i nuk i mbledh faturat në veri, atëherë KEDS-i sipas tij do të duhet të kthehet në pronë publike.

“Elektroserveri nuk duhet të pranohet kurrësesi dhe nëse KEDS-i nuk i mbledh faturat nëpër veri, atëherë duhet të kthehet në pronë publike shpërndarja edhe furnizimi, nëse s’e bën KEDS-i, duhet ta bëjë qeveria.”, kishte deklaruar kryeministri Kurti.

Gjithashtu emisari sllovak konsideron se është hap i rëndësishëm edhe për rrugën e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi. Ai ka uruar të gjithë ata që kanë mundësuar nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

“E mirëpres nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever. Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur!”, ka shkruar Lajcak. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Ekskluzive: E-maile, vendime, dëshmi që implikojnë direkt Rozeta Hajdarin në skandalin e Rezervave Shtetërore

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci