Të fundit

Përkundër humbjes, Daja mendon se ishin më të mirë se Llapi

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij është paraqitur më mirë se Llapit, përkundër humbjes me rezultat 5:3.

Daja ka vlerësuar paraqitjen e Llapit, megjithatë ka deklaruar se ishin më të mirë se kundërshtarët në të gjitha aspektet, përpos në duelet e fuqishme mes futbollistëve.

“Do të vinte një ditë edhe humbja e parë për ne, nuk mund të vazhdojmë në vazhdimësi me fitore. Kemi luajtur mjaft mirë por nuk është ndeshja jonë më e mirë. Arritëm të barazonim rezultatin dhe kishim shanse për përmbysje por nuk i shfrytëzuam, ishte faji jonë. Futbollistët kanë dhënë maksimumin dhe kemi bërë të mundur të vazhdojmë ritmin e mirë të lojës, kontrolluam lojën por është normale të ndodhin kësi situata në futboll.

Pjesa më e madhe e skuadrës ka funksionuar. Jemi paraqitur mirë me ata futbollist që kishim, por ata e njohën më mirë terrenin sesa ne. Do të duhej të kishim më shumë dyluftime të forta, ata e dominuan ndeshjen në këtë aspekt, për pjesën tjetër besoj se kemi qenë më mirë se kundërshtarët”, ka thënë trajneri Daja pas ndeshjes.

Ballkani pësoi humbjen e parë të sezoni pas 15 ndeshjeve të zhvilluara në Superligën e Kosovës. Kampioni në fuqi u ndal në “Zahir Pajaziti” nga skuadra e Llapit, duke u mposhtur me rezultat 5:3.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci