Trajneri Tahir Batatina është ndarë mjaft i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj kampionëve në fuqi, Ballkanit.
Llapi arriti t’ia shkaktonte humbjen e parë sezonale Ballkanit, pas 15 ndeshjeve të zhvilluara.
I kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij është ndarë trajneri llapjan, Tahir Bataina.
Ai ka deklaruar se kjo është fytyrë e vërtetë e Llapit, teksa nuk ka ngurruar të vlerësoj edhe veten.
“E dinë krejt kush më ka motivuar. Batatina nuk është trajner i provave, unë jam trajner i dëshmuar. Djemtë kanë bërë maksimumin. Besoj shumë në këta futbollistë dhe kjo ishte fytyra e vërtetë e Llapit. Nëse vazhdojmë kështu do ta mbërrijmë edhe Ballkanin. Përball kishim një kampion dhe ishte një ndeshje e mirë për superligën. Funksioni çdo repart mirë dhe të gjithë dhanë maksimumin. E mbuluam mirë kundërshtarin dhe shënuam në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të bëjmë maksimumin, kurse Ballkanit i dëshiroj suksese në vazhdimësi. Mendoj se sot e patë kualitetin, por është me rëndësi të vazhdojmë më tutje, kam besim tek lojtarët dhe ata tek unë, nuk ka si të mungojë suksesi”, deklaroi Bataina.
Llapi vazhdon ndjekjen e Ballkanit në garën e Superligës, duke u poziconuar në pozitën e dytë në tabelë me 31 pikë, shtatë pikë më pak se Ballkani që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.