Të fundit

Krasniqi pas pozitës së re në LDK: Kjo parti mbetet një forcë e rëndësishme në zhvillimin historik të vendit tonë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka marrë edhe një pozitë të re në partinë e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku. Krasniqi është zgjedhur anëtare e Kryesisë së LDK-së, për çka ishte shumë falënderuese.

Krasniqi është votuar për anëtare të Kryesisë së LDK-së sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka falënderuar të gjithë anëtarët që e kanë votuar atë për pozitën e re, teksa është zotuar se do të vazhdojë angazhimin e saj për të mirën e popullit.

Krasniqi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet një forcë e rëndësishme në zhvillimin historik të vendit tonë

“Përmes propozimit të Kryetarit të LDK-së, Lumir Abrixhikut dhe mbështetjes së anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, sot kam nderin të njoftoj se jam zgjedhur anëtare e Kryesisë së LDK-së. Kjo parti, e themeluar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova, ka qenë dhe mbetet një forcë e rëndësishme në zhvillimin historik të vendit tonë, duke promovuar vlerat e lirisë, pavarësisë dhe shtet-ndërtimit. Jam mirënjohëse dhe falënderuese për besimin e dhënë nga kolegët e mi. Angazhimi im vazhdon të jetë i palëkundur në shërbim të shtetit, popullit dhe partisë. Ky besim më bën të vendosur për të intensifikuar edhe me tej përpjekjet e mia në përmbushje të aspiratave tona. LDK me bazamentin e fortë demokratik, dallon nga partitë e tjera, dhe rrugëtimi ynë është i sigurt.
Me shpresën për një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme, na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e Krasniqit.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci