Harvey Elliott ka shënuar një supergol për skuadrën e Liverpoolit, duke ia dhënë fitoren e radhës në Premier League.
Elliott shënoi pas një goditje të fuqishme nga zona e jashtë 16-metërshit, duke lënë të shtangur portierin kundërshtarë.
HARVEY ELLIOTT!!!💥💥💥pic.twitter.com/A9SkVuADAU
— ~ (@snappedlfc) December 9, 2023
Ndeshja ishte me rezultat të barabartë 1:1, por falë supergolit të Elliott, Liverpool mori fitoren e radhës.
Momentalisht Liverpool mban pozitën e parë në tabelë me një pikë më shumë se Arsenal që ndodhet në pozitën e dytë.