Të fundit

Prishje raportesh? – Batatina ‘i çon mesazh’ Agim Ademit për pozitën e trajnerit te Kosova

Trajneri i Llapit, Tahir Bataina dha një deklaratë interesante sot pas fitores ndaj kampionit në fuqi të Kosovës, Ballkanit, që sipas të gjitha gjasave i është adresuar kryetarit të FFK-së, Agim Ademit.

Pas fitores me rezultat 5:3 ndaj liderit të Superligës së Kosovës, Batatina ka thënë se ka qenë i motivuar për këtë ndeshje nga një njeri, të cilit nuk ia ka përmendur emrin.

Sipas aludimeve, Batatina i është drejtuar me deklaratën e tij kryetarit të FFK-së, Agim Ademit.

Një ditë më parë, Agim Ademi ishte pyetur rreth kandidatëve për pozitën e trajneri te Përfaqësuesja e Kosovës, në mesin e të cilëve është edhe Tahir Batatina, por deklarata e Ademit duket se nuk i ka pëlqyer trajnerit llapjan.

“Kosova nuk është në pozicion për të provuar gjëra”, kishte thënë Ademi lidhur me kandidaturat e trajnerëve kosovarë për pozitën te Përfaqësuesja e Kosovës.

Pas fitores ndaj Ballkanit, Batatina i është kundërpërgjigjur Agim Ademit duke thënë se nuk është trajner i provave.

“E dinë krejt kush më ka motivuar. Batatina nuk është trajner i provave, unë jam trajner i dëshmuar”, deklaroi Batatina, duke nxitur zërat për një prishje të raporteve mes tij e kryetarit të FFK-së.

Batatina e kishte shprehur hapur kandidimin e tij për të marrë drejtimin e Përfaqësues së Kosovës. Ai kishte deklaruar se do të punojë pa pagë për Kosovën, madje ka bërë zotime edhe për kualifikim në kampionatin e ardhshëm, çoftë ai Evropian apo Botëror.

Çështja e emërimit të përzgjedhësit te Kosova ka zgjuar interesim të madh në opinionin kosovar. FFK-ja ka hapur konkursin tash e sa javë, ndërsa i pari i saj kishte deklaruar ditë më parë se kanë kandiduar rreth 26 trajnerë./Paparaci

 

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci