Të fundit

Vizita e Kurtit në Gjermani, Musliu-Shoshi: Kurti do të takojë përfaqësuesit e VV-së atje

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vizitën në Gjermani.

Ajo ka bërë me dije se gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti do të takojë edhe përfaqësuesit e VV-së në Gjermani.

Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e PDK-së ka shkruar se ftesat për këtë takim janë shpërndarë nga dega e VV-së në Gjermani.

“Paramendone, Albini që na ka pas tranu duke na shit mend se si duhet të kursehet paraja publike, sot udhëton në Gjermani, bashkë me Ministra tjerë e me anëtarë të LVV-së POR me buxhet të shtetit! Në këtë udhëtim do të i takoj anëtarësinë e LVV-së në Gjermani, ku ftesat nuk janë shpërnda nga Ambasada por nga LVV. Pra, udhëtimin e Albinit për interesa personale e partiake bashkë me bashkëpunëtor e pagun djersa e qytetarëve!”, ka shkruar ajo.

Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Berlin të Gjermanisë për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

Sipas njoftimit, Kurti do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së.

“Atje kryeministri Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD). Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane”, është thënë njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci