Presidenti egjiptian Abdel-Fattah el-Sisi dhe presidenti rus Vladimir Putin u zotuan të punojnë së bashku për të arritur një armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.
Diskutimi i tyre për zhvillimet rajonale u realizua përmes telefonit, bëri të ditur zëdhënësi presidencial egjiptian Ahmed Fahmy, raporton Al Jazeera.
“Të dy presidentët ranë dakord të vazhdojnë të veprojnë, seriozisht, për të arritur një armëpushim, duke theksuar nevojën imperative që komuniteti ndërkombëtar të marrë përgjegjësitë e tij në këtë drejtim”, tha ai në një deklaratë.