Të fundit

Brazili apo Real Madridi, Ancelotti merr vendimin

Carlo Ancelotti po mendon ta vazhdojë drejtimin e ekipit të Real Madridit edhe për një vit tjetër.

Trajneri italian ka kontratë me “Los Blancos” deri në fund të këtij sezoni, por mund ta vazhdojë atë për një vit tjetër, respektivisht deri në qershor të vitit 2025.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “AS”.

Kështu, “Don Carlo” do ta hidhte poshtë mundësinë e drejtimit të Kombëtares së Brazilit, ndërsa ai nuk ka nënshkruar ende me Federatën Braziliane.

Gjatë këtij viti, mediat e huaja e bënë të kryer punën e marrëveshjes mes palëve, duke qenë të bindura se ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit e Bayern Munichut, nga vera e ardhshme do ta drejtonte ekipin “Seleçao”.

Por, duket se Ancelotti e ka ndërruar mendjen dhe tash preferon më shumë të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Për çdo rast, nëse ky sezon nuk i ecën mirë, trajneri italian mund të zëvendësohet në Madrid me Xabi Alonson, i cili po bën punë fantastike në dy sezonet e fundit në Bayer Leverkusen.

Pas 18 xhirosh të zhvilluara në La Liga, Reali prin në tabelë me 45 pikë.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci