Të fundit

Latifi: Rahoveci s’është nën “radarin” e mbështetjes nga Qeveria

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka deklaruar se Komunës i është ulur buxheti, duke thënë se mbështetja financiare “nuk është nën radarin” e Qeverisë.

Ai ka deklaruar të enjten në “60 Minuta” të KTV-së se Komuna e Rahovecit është komuna që ka shpenzuar më së shumti buxhetin komunale me projekte të shumta, duke shtuar se qeverisja lokale “mund të konsiderohet si më transparentja”.

“Kemi kërkuar nga ministritë e linjës e kemi dërguar kërkesa për të marrë përsipër përkrahjen financiare për disa projekte që s’mund të mbulohen nga buxheti i Rahovecit. 27 kërkesa i kemi adresuar të Komisioni për Buxhet, Punë e Transfere, nëse do të mund të amandamentoheshin kërkesat. Asnjëra s’është marrë në konsideratë dhe Rahovecin nuk e ka kapur radari i mbështetjes”, ka thënë Latifi.

Kryetari i Rahovecit ka shtuar se janë në plan disa projekte për trajtimin e shtretërve të lumenjve e impianteve të ujërave.

“Zgjerimi i rrugës Rahovec-Malishevë, impianti i ujërave, trajtimi i shtratit të Drinit të Bardhë, rregullimi i shtretërve të lumenjve problematikë, por në asnjërën prej kërkesave nuk kemi marrë mbështetje as nga Komisioni”, ka shtuar ai.

Latifi ka theksuar se kanë një projekt për pastrimin e ujërave të zeza edhe me komunën e Haraçinës të Maqedonisë së Veriut.

“Janë projekte të ndara që ne nga Komisioni Evropian kemi fituar e nga janari nis ndërtimi i 6 gropave septike. Shfrytëzojmë mundësitë dhe t’i përdorim hapësirat e mjeteve të lejuara me qëllim që të kapitalizojmë angazhimin edhe përmes ftesës që i lëshojnë donatorët, përpos qeverise e ministrive. Buxheti për investime kapitale s’ka rritje, ka 191 euro më pak, por kemi tejkalim të të hyrave komunale”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci