Të fundit

Ekzekutohen pagat në sektorin publik, Murati: Festoni me produkte vendore

Ministria e Financave ka njoftuar se ka ekzekutuar pagat e muajit dhjetor për sektorin publik. Në një shkrim në Facebook, ministri Hekuran Murati ka bërë thirrje që të festohet me produkte vendore.

“Festoni me produkte vendore! Sot kemi ekzekutuar edhe pagat e muajit dhjetor për sektorin publik, duke përmbyllur kështu vitin fiskal sa i përket shpenzimeve”, ka shkruar Murati në Facebook.

Duke llogaritur edhe shtesat prej 100 eurosh për fëmijët e pensionistët, Murati ka thënë se vetëm këtë javë janë bërë 140 milionë euro pagesa.

Ai ka thënë se blerja e produkteve vendore do të ndikonte në forcim të ekonomisë e rritje të punësimit.

“Do të ishte mirë që secili prej nesh të japim kontribut në forcimin e ekonomisë duke blerë sa më shumë prodhime vendore, sidomos në kohë festash si tani. Sa më shumë produkte vendore që blejmë, aq më shumë rritet punësimi e ekonomia. E kjo pastaj na mundëson që të rrisim buxhetin, e me më shumë buxhet rriten edhe pagat dhe mbështetja për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai në Facebook.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci