Të fundit

Efektivi plagosi me armë të riun që e grushtoi, policia sqaron ngjarjen në Fier

Policia e Fierit ka sqaruar nëpërmjet një njoftimi për mediat konfliktin që ndodhi mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit, ku një efektiv policie plagosi me armë zjarri një person.

Sipas Bluve, 26-vjeçari që ka mbetur i plagosur ka tentuar të hyjë në një rrugë, e cila ishte bllokuar prej forcave të rendit, për shkak të planit për mbarëvajtjen e një koncerti.

“Rreth orës 19:20 në vendin e quajtur “Ish Globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e policisë atje kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti. Shtetasi D. B, 26-vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar”, njofton policia.

Gjatë tentativës së tij, i riu është konfliktuar edhe fizikisht me patrullën e policisë, duke goditur me grusht efektivin me iniciale Sh.J., i cili ka reaguar duke e qëlluar atë me armën e shërbimit për vetëmbrojtje.

“Punonjësit e policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë. Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B. Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Sakaq, inspektori i policisë që u bë protagonist në ngjarje është shoqëruar në spital për t’u trajtuar nga mjekët me ndihmë mjekësore dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, veprimet hetimore për rastin po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit. Në përfundim të hetimeve, AMP do të japë informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje. /a2news

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci