Të fundit

Tashmë 7 vjet Rahoveci ka aparat për hemodializë, kurrë nuk ka funksionuar

Janë bërë 7 vjet qëkur Qendra e Mjekësisë Familjare në Rahovec u pajis me aparatin e hemodializës, por kjo aparaturë nuk u funksionalizua asnjëherë.

Pacientët vazhdojnë të torturohen duke udhëtuar për Prizren për të marrë shërbimin mjekësor, pasi askush nga përgjegjësit nuk tregon arsyen e mosfuksionalizimit të këtij shërbimi, raporton Kiks Kosova.

Aparatura qëndron e mbyllur me çelës në objektin e QKMF-së në Rahovec.

Kërkimet e Kiksit për të zbuluar të vërtetën e mosfunksionalizimit të këtij shërbimi na dërguan në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Por as ata nuk e pranojnë fajin. Sipas tyre, përgjigjen duhet ta marrim më lart, në Ministrinë e Shëndetësisë.

Rexhep Hapçiu është internist në Spitalin Rajonal të Prizrenit, andaj i tha KIKS-it se paqartësitë për këtë neglizhencë mund të na i eliminojë vetëm Ministria e Shëndetësisë.

Hapçiu, i cili njëherësh është edhe kryesues i grupit punues në Planin e veprimit për funksionalizimin e Hemodializës, ka rrëfyer se përgjigje për mosfunksionimin e këtyre aparaturave ndër vite nuk ka arritur të marrë as ai.

Megjithëse, sipas tij, po punohet intensivisht për të gjetur një rrugë që të vë në punë aparaturën e blerë 7 vjet më parë, ai tregon se kjo është e detajuar edhe në planin e veprimit për vitet 2023 – 2025.

Hapçiu nuk mohoi vështirësinë, nëpër të cilën kalojnë pacientët gjatë udhëtimit pas dializës.

KIKS Kosova i ka shkruar Ministrisë së Shëndetësisë, për të marrë një përgjigje konkrete edhe për funksionalizimin e Hemodializës, por edhe për faktin e kësaj neglizhence 7-vjeçare.

Por faji sërish hidhet tutje.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, kjo ministri përgjegjësinë e funksionalizimit dhe gjithë mbikëqyrjes e ka hedhur mbi Shërbimin Spitalor dhe Klinik të Kosovës.

E të heshtur kanë qenë zyrtarët e ShSKUK-së, të cilët pavarësisht interesimit të KIKS Kosova për të kuptuar të vërtetën e kësaj historie, nuk na janë përgjigjur.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci