Të fundit

Kapet me 63.9 gram kokainë e një pistoletë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar ditën e djeshme në Mitrovicën e Jugut, për shkak se Policia e Kosovës ka hasur në një sasi të konsiderueshme të kokainës gjatë bastisjes në shtëpinë e tij.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosvës, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 63.9 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, një pistoletë Rohm me një karikator dhe dy fishekë, 2600 euro dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

”Mitrovicë Jugu / 28.12.2023 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 63.9 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, një pistoletë Rohm me një karikator dhe dy fishekë, 2600 euro dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci