Të fundit

Daçiq: Kurti po përpiqet të përfitojë nga ngjarjet në skenën e brendshme politike

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se “nuk do të jetë çudi nëse Albin Kurti do të mundohet të përfitojë nga ajo që po ndodh në skenën politike të Serbisë”.

Ai në televizionin në shërbim të regjimit serb “TV Përva” ka thënë se “ka një sinkronizim të vazhdueshëm mes asaj që ndodh në skenën e brendshme dhe asaj që bën Kurti”, transmeton Paparaci.

Daçiq ka pretenduar se “Serbia është faktor konstruktiv në dialog”, ndërsa Kurti, “duke refuzuar të zbatojë atë që është nënshkruar më shumë se dhjetë vjet më parë, vë në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së”.

“Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat e saj kombëtare. Ne nuk jemi gati për shantazhe dhe për futjen e temave të reja në dialog. Këto protesta po zhvillohen për të dobësuar pozitën e Serbisë, por nuk heqim dorë nga politika jonë shtetërore”, ka pretenduar Daçiq.

Ai ka shtuar se ndoshta në shkurt do të ketë një përqendrim më i madh i presionit ndaj Serbisë në mënyrë që të bëhet sa më shumë sa i përket Kosovës.

“Do të ishte mirë që këtë periudhë ta presim në një epokë të stabilitetit politik, pra me organe shtetërore të konstituuara dhe të kemi një shumicë politike në të gjitha nivelet”, ka thënë Daçiq i bindur se megjithatë do të fitojë ndonjë pozitë në qeverinë e ardhshme serbe./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci