Të fundit

“Festo me zemër, jo me armë“, policia e Ferizajt apelon tek qytetarët për kujdes

Policia Rajonale e Ferizajt në këtë fundvit ka një apel për të gjithë qytetarët të “ Festojnë me zemër, jo me armë“.

Në një komunikatë për media thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt është e fokusuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin e Ferizajt për sigurinë e secilit.

“Policia ka shtuar prezencën e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive, si dhe ka marrë masat e nevojshme në komunikacionin rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që :

– Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shëndërrohet në tragjedi, po ashtu është e ndaluar me ligj.

– Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit .

– Përdorimi i fishekzjarreve është i rrezikshëm për fëmijë.

– Ndezja e fishekzjarreve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për

veprat që cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më

të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë

: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci