Të fundit

Kurti: Ushtria jonë po rritet

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kjo gjeneratë e rekrutëve të FSK-së janë të veçantë sepse janë numri më i lartë i diplomuarve.

Ai ka thënë se ndjehet krenar me ushtarët e FSK-së. Ka përmendur rritjen e buxhetit dhe sipas tij, katërfishimin e investimeve në trajnime dhe shkollime ushtarake.

“Ushtria jonë po rritet e do të zhvillohet në vazhdimësi me të rinj e të reja si ju që dëshirojnë t’i shërbejnë atdheut, pikërisht si shqiponja sy patrembur që qëndisur si emblemë keni në krahë e që me nder e krenari bartni uniformën e FSK-së. Kjo ndjenjë krenarie është rrjedhojë e një pune të madhe ekipore: Investimet ministrore në trajnimet e shkollimet e ushtarakëve dhe furnizimet me armatime e pajisjeve të tjera, më shumë se kaq, investimin tuaj shpirtëror dhe gatishmërinë për ta mbrojtur atdheun dhe të ardhmen e tij. Nga sot jeni shtylla e radhës e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci