Të fundit

Pa u bërë 24 orë, policia arreston të dyshuarin që e shpalli në kërkim

Ende pa u bërë 24 orë prej kur policia e shpalli publikisht në kërkim një person të dyshuar për shpërdorim i pasurisë se huaj, hetuesit policor sot kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë atë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se falë ndihmës së qytetarëve është bërë i mundur arrestimi i të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, me datën 28.12.2023 bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin  ka lëshuar: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Me datën 29.12..2023 hetues policor nga stacioni policor në Prizren përmes rrugëve operative dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar qe rasti te trajtohet (hetohet) ne procedure te rregullt.

Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci