Të fundit

Dy mijë raste të reja me kancer u shënuan sivjet dhe u realizuan 50 mijë vizita në Onkologji

50 mijë vizita onkologjike janë ofruar për pacientët nga muaji janar i vitit 2023 deri më tani në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kurse sipas regjistrit të klinikës ka pasur 2 mijë raste të reja me kancer.

Në Repartin e kimioterapisë janë përgatitur dhe aplikuar rreth 100 mijë terapi sistemike, tabletare, subkutane dhe intravezikale, njofton SHSKUK.

“Në repartin e Radioterapisë janë ofruar  31 mijë shërbime  ku përfshihen trajtimi i pacientëve me radioterapi eksternale, realizimi i planeve të trajtimit me konturim, simulacione dhe pozicionimet e realizuara nga mjekët, fizikantët mjekësorë dhe teknikët e radioterapisë”.

Në këtë klinikë po ashtu janë ofruar  2 mijë shërbime të Brakiterapisë, disa prej aplikimeve te brakiterapisë,anë realizuar në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë.

Shërbimi i Fizikës Mjekësore ka realizuar rreth 11 mijë shërbime përgjatë vitit 2023.

Gjithashtu, në Llinikë janë realizuar rreth 600 seanca të të trajtimit me fizioterapi dhe 600 shërbime psikologjike nga psikologët klinikë.

Në klinikë kanë qenë të shtrirë, 820 pacientë.

Aktualisht, me investim nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me SHSKUK, po zbatohet projekti për rinovim të hapësirave të Klinikës së Onkologjisë, shtoi SHSKUK.

“Krahas kësaj, klinika këtë vit është furnizuar me aparaturën e dytë të rrezatimit, akseleratorin linear bashkëkohor i cili do të mundësojë dhe trajtimin me metodat më të avancuara të radioterapisë sic është radioterapia stereotaktike. Regjistri i rasteve të paraqitura për herë të parë në klinikën e onkologjisë ka kapur shifrën e 2000 rasteve të reja për vitin 2023, që dëshmon për rritjen progresive të sëmundjeve malinje”.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci