Drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave Krenar Xhaferi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka pritur në takim të gjithë ish-drejtorët e Drejtorisë së Infrastrukturës që kanë udhëhequr këtë drejtori që nga viti 2000.
Ai është shprehur se ky ishte një rast i mirë për t’iu shprehur mirënjohje për kontributin e tyre që kanë dhënë në zhvillimin e kryeqytetit dhe mirëqenies së qytetarëve.
“Poashtu, ishte me shumë interes dhe vlerë bashkëbisedimi, shkëmbimi i përvojave dhe ideve që do të ngërthehen në hartimin e projekteve të ardhshme të Prishtinës”, ka shkruar tutje ai.
Xhaferi ka bërë të ditur se në takim ishin Vesel Makolli, Abdurrahman Krasniqi, Ridvan Shahini, Hysen Durmishi dhe Gëzim Mehmeti.
“Në takim ishin:
-Z.Vesel Makolli, Drejtor i parë, viti 2000-2001;
-Z.Simon Agustini 2001-2003;
-Z.Abdurrahman Krasniqi 2003-2007;
-Z.Ridvan Shahini 2007-2013;
-Z.Hysen Durmishi 2013-2017dhe
-Z.Gëzim Mehmeti 2017-2021”, ka shkruar ai.