Të fundit

Skandal përsëri në Afrikë: Ky futbollist po shihet si talenti 17-vjeçar i Kamerunit

Kemi qenë dëshmitarë të skandaleve të shumta në lidhje me moshën e sportistëve nga Afrika në vitet e fundit dhe Kontinenti i Zi u trondit nga një polemikë e re përpara Kupës së Kombeve Afrikane në futboll.

Rrjetet sociale kanë marrë flakë për shkak të fotove të shpresës së re “të re” të kombëtares së Kamerunit, Wilfried Nathan Douala, i cili ka marrë një ftesë për në kombëtare para kompeticionit të madh.

Besoni apo jo, Kameruni pohon se Douala është vetëm 17 vjeç, edhe pse në bazë të pamjes së tij duket fare qartë se nuk është kështu.

“Ka 17 vite burg”, është një nga komentet në rrjetin social Twitter.

Sipas Shoqatës së Futbollit të Kamerunit, Wilfried Nathan Douala ka lindur më 15 maj 2006 dhe do të bëjë debutimin e tij për kombëtaren e të moshuarve në moshën 17-vjeçare. Douala u ftua në ekipin kombëtar nga trajneri Rigobert Song, i cili do të drejtojë ekipin në Kupën e Kombeve të Afrikës, që fillon në Bregun e Fildishtë më 13 janar.

Douala aktualisht luan për skuadrën e kamerunit Victoria United, më së miri ia del në pozitën e mesfushorit dhe është interesant fakti se për paraqitjet e tij këtë sezon nuk ka fare informacion.

Kameruni konsiderohet si një nga favoritët kryesorë për të fituar Kupën e Kombeve Afrikane dhe në fazën e grupeve do të garojë me Gambinë, Senegalin dhe Guinenë në Grupin C.

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci