Të fundit

“Skifterat” vazhdojnë humanizmin si për çdo fundvit, gëzojnë 100 familje në nevojë

Tifo-grupi gjilanas “Skifterat” kanë treguar edhe njëherë zemërgjerësinë e tyre në prag të festave të fundvitit.

“Skifterat” kanë vazhduar traditën e tyre shumë vjeçare duke iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë në qytetin e Gjilan.

Këtë radhë atë kanë ndihmuar 100 familje, duke ia plotësuar nevojat e tyre bazike.

“Skifterat” kanë dhuruar pako ushqimore në vlerë prej 80 eurove, për secilën nga 100 familjet e përzgjedhura.

“Po vizitojmë në prag fundviti 100 familje për të plotësuar nevojat e tyre bazike!
Për secilën prej tyre kemi pregaditur pako me artikuj nga prodhuesit vendor në vlerë 80€!
Një vit të ri të mbarë për të gjitha familjet shqiptare. Falemnderit EL-BAU shpk. Gjilan & Demiri Gartenbau GmbH që mundësuan aksionin dhe të gjithë të tjerëve që po kontribojnë në teren!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tash e disa vite “Skifterat” sikurse edhe shumë tifo-grupe tjera shqiptare iu dalin në ndihmë familjeve në nevojë.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci