Të fundit

“Borea”, “Stadiumi i qytetit”, Berisha në konferencë për media përmend projektet e papërfunduara në Pejë

Kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha, në një konferencë për media për fundivit, ka folur rreth qeverisjes aktuale komunale, që tash e 10 vite udhëheqet nga LDK-ja.

Gjatë konferencës ai ka listuar disa projekte të papërfunduara për këto 10 vite.

“Asnjë përgjegjësi nuk jepet për dështimet e projekteve si rasti i gjimnazit këtë vit, ku pa fajin e menaxhmentit të këtij institucioni dështon një projekt siç kanë dështuar edhe shumë projekte më parë, siç është ndërtimi i Boresë, ndërtimi i shkollës së muzikes, stadiumi i qytetit, rruga e Peklenës, ujësjellësi i Lugut të Baranit e shumë projekte të tjera”, është shprehur ai.

Tutje, Berisha është shprehur se si rezultat i mungesës së projekteve sot rreth 8.000 studentë që janë në Universitetin Haxhi Zeka dhe mbi 3.500 nxënës në shkollat e mesme të Pejës edhe pse përfundojnë shkollimet e kanë të pamundur të mendojnë për ndonjë angazhim apo punësim, por, duhet të shikojnë alternativa tjera, qoftë edhe ato të migrimit.

Ai ka shtuar se me parregullsitë siç i quan ai që janë bërë në Pejë këto vite, ky qytet po e merr formën e një qyteti periferik plotësisht të lënë anash, dhe se të vetmit që po e rrisin pasurinë janë pushtetarët.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci