Të fundit

Polonia rrit gatishmërinë pasi një objekt i paidentifikuar hyri në hapësirën ajrore nga Ukraina

Komanda e ushtrisë polake bëri të ditur se një objekt i paidentifikuar ka hyrë në hapësirën ajrore të këtij vendi nga drejtimi i Ukrainës, vetëm pak orë pas sulmit me raketa ruse ndaj Ukrainës.

Forcat e armatosura deklaruan se të premten në mëngjes është vërejtur një objekt i paidentifikuar duke hyrë në hapësirën ajrore nga drejtimi i Ukrainës.

“Që nga momenti kur objekti kaloi kufirin deri në zhdukjen e sinjalit, u pikas nga radarët. Ne aktivizuam të gjitha forcat dhe burimet që dispononim”, ka thënë ushtria.

Nënkoloneli i ushtrisë Jacek Goryszewski ka thënë për TVN24 se gatishmëria luftarake e mbrojtjes ajrore është rritur.

“Duhet të jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm. Ne po shqyrtojmë të dhënat nga sistemet e radarëve dhe kërkimi i objektit në terren është duke u zhvilluar. Më shumë se 20 ushtarë janë të përfshirë në zonën ku humbi sinjali”, ka bërë të ditur ai.

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, gjithashtu foli për incidentin.

“Për shkak të paraqitjes së një objekti të paidentifikuar në hapësirën ajrore polake, shërbimet shtetërore reaguan menjëherë. Jemi në kontakt me presidentin, kryeministrin, shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe komandantin operacional të Forcave të Armatosura. Shteti po vepron”, ka shkruar ministri.

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci