Të fundit

Komisioni Zgjedhor në Serbi hodhi poshtë kërkesën e opozitës për anulimin e zgjedhjeve

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) njoftoi më 29 dhjetor se hodhi poshtë kundërshtimin e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” (SPN) për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor.

Siç ka thënë RKZ, ajo listë për zgjedhjet në qytetin e Beogradit nuk është e autorizuar të paraqesë kërkesë në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve, transmeton Beta.

Nënkryetari i RKZ-së, Marko Jankoviq, ka thënë se ankesa është dorëzuar nga personat e autorizuar të listës së Beogradit në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit, i cili është deklaruar jokompetent dhe e ka dërguar për vendim në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve.
Ai ka deklaruar se “Serbia kundër dhunës” ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Lartë në Beograd, e cila ka vendosur ta refuzojë atë si të pabazuar, meqë Komisioni i Zgjedhjeve i Qytetit nuk është realisht kompetent për këtë çështje.

Ai shtoi se “Serbia kundër dhunës” kërkoi anulimin e të gjitha vendeve nën juridiksionin e komisionit, duke u nisur, siç tha ai, nga “fakti që zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të shkeljes së rëndë të rregullave dhe se i gjithë procesi ishte i paligjshëm”.

Disa anëtarë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve propozuan që ky institucion të shpallet jokompetent për shkak se ankesa është dërguar në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit dhe se ky institucion duhet të vendosë meqë nga konteksti është e qartë se nënkuptohen vetëm zgjedhjet e qytetit.

Lista më e madhe opozitare “Serbia kundër dhunës” akuzoi Partinë Progresive Serbe (SNS), që është partia në pushtet, për vjedhje pas zgjedhjeve.

Që atëherë, në rrugët e Beogradit janë mbajtur protesta duke kërkuar anulimin e rezultateve dhe përsëritjen e zgjedhjeve, disa nga drejtuesit e saj janë në grevë urie, si dhe organizatat studentore kanë organizuar protesta.

Dyshime për parregullsinë e zgjedhjeve shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje të frikës.

Gjithashtu, një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje gjithashtu autoriteteve në Serbi që të hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë./REL/

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci