Të fundit

Mesazhi i 102 vjeçares nga Deçani që votoi në zgjedhje

Rukë Dervishaj, e cila është 102 vjeçe nga komuna e Deçanit, ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë.

Ajo, pas votës tha se për kryetarin e ri dëshiron që të ketë zemër të mirë e të bëjë punë të mira.

“Pas votës, kam dëshirë që kryetari i ri të mendoj mirë, zemrën me pasë të mirë e me punu mirë”, është shprehur ajo për Klan Kosova.

Më tej, ajo tha se ka votuar në të gjitha zgjedhjet, teksa bëri thirrje për të gjithë që të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

“Kam votu në të gjitha zgjedhjet. Nëse votoni për mirë, të gjithë duhet të votoni”, është shprehur ajo.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci