Të fundit

Armando Broja bëhet ‘ujk’, The Guardian: Kërkojnë ta blejnë nga Chelsea

Armando Broja është sulmuesi në “modë” që kërkohet nga disa klube në Premier League. The Guardian bën me dije se 22-vjeçari i Kombëtares tanimë është në listën e ngushtë të Wolves dhe pëlqehet nga trajneri Gary O’Neil.

Veç West Ham dhe Fulham që kanë qenë fansa prej kohësh të Brojës, tanimë edhe “Ujqit” janë futur në garë për Brojën, që duket se do largohet nga Chelsea vetëm nëse Blutë e Londrës afrojnë një sulmues në janar.

Dëmtimi i Nkunku dhe Jackson në Kupën e Afrikën kanë bërë që Broja të jetë “pyka” e vetme e Pochettinos, që vlerëson shqiptarin me kontratë deri në verën e 2028. Te Chelsea po negociojnë me Victor Osimhen të Napolit, teksa The Guardian tregon se Wolves janë futur në garë edhe për të blerë Brojën.

“Interesi për Brojën është në fazën e parë, por këtë janar nuk bëhet fjalë për blerje. Preferenca e Wolves është një huazim me të drejtë blerje në verë”, thotë The Guardian.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci