Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në gjashtë vjetorin e vrasjes së politikanit opozitar serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Kurti, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se sot, gjashtë vjet pas vrasjes së tij, vrasësit e Ivanoviqit ende janë të lirë në Serbi.
Kurti ka thënë se Ivanoviq ka qenë aktiv gjatë të dyjave: luftës ’98-’99 dhe dëbimit të shkurtit 2000 të mijëra shqiptarëve nga veriu.
“Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar të mundshëm të EULEX-it”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.
Oliver Ivanovic was active during both: ‘98-‘99 war & the Feb. 2000 expulsion of thousands of Albanians from the north. Belgrade feared him as a possible EULEX witness. Today, 6 yrs. after his assassination in North Mitrovica, his killers still roam free in Serbia.
— Albin Kurti (@albinkurti) January 16, 2024