Të fundit

Peticioni për shkarkim përçanë kryetarët e veriut, kreu i Zubin Potokut insiston se s’ka hapësirë për zgjedhje të reja

Banorët serbë në komunat veriore të vendit kanë dorëzuar tek kryesuesit e Kuvendeve Komunale kërkesat për inicim të peticionit për largimin e kryetarëve aktual.

Një kërkesë e tillë për shkarkimin e njërit kryetar është miratuar.

Bëhet fjalë për kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Përfundimisht, sot nis mbledhja e nënshkrimeve e qytetarëve për shkarkimin e kryetarit Atiq.

Salla e sportit në Mitrovicën e Veriut është caktuar si vend për mbledhjen e nënshkrimeve për procesin e peticionit për largimin e kryetarit.

“Ai nuk ka legjitimitet të udhëheqë komunën tonë dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka sjellë cilësi kundër interesave të popullit tonë dhe të gjithë qytetarëve të këtij qyteti”, ka thënë për “Kossev”, Sanja Lazereviq Krtiniq, një nga anëtarët e grupit e grupit iniciues.

Megjithatë, kjo s’ka qenë kërkesa e vetme, pasi që një të tillë tashmë është dorëzuar edhe për kryetarin e Zubin Potokut. Por, ky i fundit thotë se kërkesa e serbëve lokal do të dështojë.

Kreu i Zubin Potokut: Iniciativa për shkarkimin tim s’do të ketë sukses

“E kam marr një kërkesë me këtë çështje po merret kryesuesi i kuvendit, janë të  njoftuar edhe Ministria e Pushtetit Lokal, diçka po lëviz në këtë drejtim, por s’do jetë e suksesshme. Nuk më ndalin të punoj iniciativat për shkarkimin tim. Nuk mund të ketë hapësirë për zgjedhjet e reja, prapa kësaj qëndron Lista Serbe”, ka deklaruar kreu i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Kryetari i Zveçanit: S’kam pranuar asnjë kërkesë për shkarkimin tim

Ndryshe nga kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe i Zubin Potokut, ai i Zveçanit thotë se s’ka pranuar asnjë kërkesë për shkarkimin e tij.

Ilir Peci tha se nuk është kundër iniciativave të tilla të qytetarëve.

“Asnjë kërkesë nuk ka pasur deri më sot. Ai është vendim i qytetarëve për shkarkim, nuk kundërshtoj, por s’dua të them asgjë deri të vjen ai moment”, deklaroi Peci për Front Online.

“Së shpejti zgjedhje të reja në komunat veriore”

Njohësi i politikës, Fidan Ukaj ka paralajmëruar se do të ketë zgjedhje të reja në komunat veriore.

Ai thotë se mbajtja e zgjedhjeve përveç miratimit të udhëzimit administrativ ka qenë edhe kërkesë e ndërkombëtarëve.

“Miratimi i udhëzimit administrativ nga ana e Qeverisë nga momenti që është bërë funksional ka qenë në shërbim për zgjedhjet e reja. Lajm i mirë është që qytetarët serbë po e shfrytëzojnë këtë udhëzim, nëse i plotësojnë së shpejti do të ketë zgjedhje. Zgjedhjet janë kërkesë edhe e ndërkombëtarëve”, theksoi Ukaj.

Kryetarët aktual nuk kanë marr vendime të mëdha, shkak siguria e tyre-thotë Ukaj.

“Një pjesë e tyre nuk kanë punuar në objektet komunale, vendimet e tyre kanë qenë në funksion të komunitetit që jeton atje, ani se kanë qenë vendime të vogla sepse ka qenë në pyetje siguria e tyre. Mundësitë për të marr vendime më të mëdha ka qenë e vogël”, u shpreh Ukaj.

Zgjedhjet në Veri u mbajtën më 23 prill 2023, ndërsa rezultatet u certifikuan më 28 prill, kështu 28 maji i vitit të kaluar u vendos si afati i fundit për ta dhënë betimin. Qytetarët serbë i ka bojkotuar ato zgjedhje. Hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale më 26 maj ka shkaktuar tensione të mëdha në këtë zonë.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci