Të fundit

Vuçiq: Turp që dikush thotë që serbët kanë hedhur bombë ndaj serbëve

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “është turp që ka njerëz që kanë dashur të thonë se serbët kanë hedhur bombë ndaj serbëve” dhe ka shtuar se ata po e bëjnë këtë sepse “dikush i ka paguar për ta thënë këtë”.

“Këtë e thonë njerëz që fajtorin e kërkojnë gjithmonë në shtetin e tyre”, tenton Vuçiqi që me fraza boshe t’i mbrojë kriminelët që veprojnë në veri të Kosovës e që janë nën mbrojtjen e tij.

Vuçiqi ka paralajmëruar se do të ketë shumë vendime më të vështira, se për gjithçka do të diskutojë me O’Brien-in dhe shumë të tjerë, transmeton Paparaci.

I pyetur nëse kjo mund të ketë efekte në lidhje me “kërcënimet e reja nga Prishtina duke pasur parasysh se Albin Kurti nuk po bën asgjë në mënyrë të pavarur”, ai ka thënë se “shpreson dhe dëshiron të besojë se amerikanët nuk janë prapa asaj që po planifikon Prishtina”.

“Ishte mendimi im i gabuar kur kam menduar se Kurti vepron në mënyrë shumë të pavarur, sepse këtë e tregon mbështetja që ka marrë nga Berlini, por edhe raketat Javelin nga Amerika. Unë dua dhe shpresoj që për diçka të tillë të mos ketë mbështetjen e amerikanëve”, ka përfunduar Vuçiqi./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci