Të fundit

Shkarkimi i Erden Atiqit – qindra qytetarë serbë në veri të Mitrovicës po nënshkruajnë peticionin

Pikërisht në orën 9 të mëngjesit të sotëm, në sallën e sporteve në pjesën veriore të Mitrovicës, filloi nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

Para këtij pallati, edhe para orës 9, janë parë një numër i madh qytetarësh, të cilët po vijnë gjatë gjithë kohës, shkruan sot portali lokal KosSev.

Turmat shtrihen deri në pallatin e afërt të Mitrovacit.

Siç raportojnë mediat lokale në gjuhën serbe, qytetarët që duan të nënshkruajnë peticionin duhet të shënojnë emrin dhe mbiemrin, numrin e letërnjoftimit, adresën, numrin e telefonit dhe nënshkrimin.

Në grumbullin e qytetarëve janë parë edhe ish-krerët e Listës Serbe dhe ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut nga kjo parti.

Në të njëjtën kohë ka nisur edhe nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Në udhëzimin administrativ të bërë sivjet, duhet që 20 për qind e votuesve të regjistruar të nënshkruajnë peticionin, për të çuar në votim procesin për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Në këtë rast, në Mitrovicën e Veriut, numri i votuesve është: 18,199. Sipas përllogaritjeve, 3,640 votues përbëjnë 20% të trupës elektorale. Nëse konfirmohet nënshkrimi i peticionit nga të paktën 20 për qind e votuesve të regjistruar, në procesin e votimit duhet të votojnë pro të paktën 50 për qind, për ta rrëzuar kryetarin.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci