Të fundit

Bajqinovci “ia di orarin” e gjumit Kurtit: E kam parë vet, punon shumë – nuk fle para orës 2 të natës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, pretendon se kryeministri Albin Kurti nuk fle para orës dy në mesnatë.

Në një intervistë për emisionin ‘Gallatë’ në Kanal10, Bajqinovci ka lënë të nënkuptohet se ia di orarin e gjumit kryeministrit dhe shefit të tij në parti.

“Ai ende nuk ka shku në shpi, deri në 2”, i tha moderatori i emisionit, deputetit të LVV-së.

Ndërsa Bajqinovci ia konfirmoi këtë pohim moderatorit.

“Nëse nuk gaboj, tash ka shku në Zvicër, në Davos. Po e them një detaj që unë e di se diku rreth orës 2 të natës Albin Kurti shkon në shtëpi, këtë e kam parë vet personalisht”, ka thënë Bajqinovci.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci