Të fundit

SPAK pranon kërkesën e avokatëve, shtyhet seanca për Berishën

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pranuar kërkesat e avokateve të ish kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit duke i shtyrë seancat e marrjes në pyetje për javën e ardhshme.

Ish-kryeministri Sali Berisha u thirr të enjten në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje si person në hetim për veprën penale të korrupsionit.

Por avokatët e ish-kryeministrit kanë kërkuar shtyrje të seancës, pasi pretendojnë se kanë një agjendë të përcaktuar të enjten duke kërkuar një orë dhe datë tjetër për të shoqëruar Berishën.

“Ditën e sotme në oren 09:30 ishte parashikuar që SPAK të merrte në pyetje Jamarbër Malltezin. Por avokatët e tij mbrojtës kanë kërkuar shtyrje të kësaj seance. Është caktuar që javën e ardshme të zhvillohet seanca e marrjes në pyetje. E njëjta kërkesë është depozituar në SPAK nga ana e avokatëve të Sali Berishës. SPAK ka pranuar kërkesën e avokatëve të ish kryeministrit Berisha. Apeli ka njoftuar se ka regjistruar ankimimin e Berishës për heqjen e masës së arrestit shtëpiak. Do të jetë gjyqtarja Ilirjana Olldashi që do ta shqyrtojë kërkesë”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Ish-kryeministri mbahet i izoluar në banesë prej datës 30 dhjetor, pasi gjykata caktoi masën e arrestit ne shtëpi me kërkesë të prokurorisë se posdacme.

Prokuroria e Posaçme do të marrë në pyetje të mërkurën Jamarbër Malltezin, i cili po ashtu ndodhet në arrest shtëpie. Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u arrestua nga SPAK për korrupsion e pastrim parash, për te njëjten çështje atë të privatizimit të ish kompleksit “Partizani”.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci