Të fundit

Tentoi të korruptojë policin, arrestohet serbi në Prizren

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, kanë njoftuar se është arrestuar një serb, i cili ka tentuar që t’i ofrojë ryshfet një polici në Prizren.

Në njoftim thuhet se me datë 16.01.2024, një patrullë policore e Njësisë së Rregullimit të Komunikacionit Rrugor, në Piranë të Prizrenit ka ndaluar një kamion me tabela serbe, pasi ka tejkaluar shpejtësinë.

Shoferi i kamionit me iniciale I. V. I lindur në vitin .1983 në Krushevac – Serbi, bashkë me dokumente i ka dhënë policisë edhe një kartëmonedhë prej pesë euro.

“I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit Kujdestarë të njëjtit i është dhënë aktvendimi për ndalim për 48 ore”, thuhet në raport.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci