Të fundit

Ukraina thotë se ka rrëzuar 19 dronë rusë

Kievi tha më 17 janar se Rusia gjatë natës ka kryer sulme me 20 dronë të prodhimit iranian në jug të Ukrainës, duke shtuar se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 19 prej tyre.

Njoftimi vjen pasi autoritetet ukrainase thanë se 20 persona janë plagosur gjatë sulmeve ruse në qytetin lindor të Harkivit dhe në Odesa në Detin e Zi.

Ukraina ka regjistruar rritje të viktimave në mesin e civilëve që nga dhjetori i vitit të kaluar, pasi Moska ka intensifikuar sulmet ajrore, paralajmëruan Kombet e Bashkuara.

“Armiku nisi 20 sulme me dronë Shahed nga rajoni Primorsko-Akatarks i Rusisë dhe dy raketa kundërajrore S-300 nga rajoni rus i Belgorodit, afër Harkivit”, thanë Forcat Ajrore ukrainase përmes një postimi në rrjetet sociale.

Forcat ajrore ukrainase thanë se shteti ka përdorur raketa dhe njësitë mobile të mbrojtjes ajrore në rajonet jugore, përfshirë në Dnipro.

Ukraina po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurtin e vitit 2022.

Që nga nisja e luftës, Perëndimi e ka furnizuar Kievin me armë të ndryshme, në mënyrë që të përballet me forcat ruse, ndërkaq ndaj Moskës janë vendosur një sërë runde sanksionesh./REL

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci