Të fundit

​Qytetarët i përgjigjen peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës Veriore

Peticioni për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore ka nisur sot, ndërsa numër i madh i qytetarëve i janë përgjigjur këtij peticioni që nga ora 9:00 e mëngjesit.

Sanja Kërtiniq, anëtare e grupit inicues për nënshkrimin e peticionit, u shpreh e bindur se numri i nevojshëm i nënshkrimeve do të realizohet që sot, duke pasur parasysh daljen masovike të qytetarëve.

Ajo theksoi se ka pasur obstruksione të mëdha që prej fillimit të këtij procesi, duke përmendur edhe mungesën e mirëkuptimit nga ana e kryesuesit të Kuvendit të kësaj Komune, andaj sic tha ajo, ky proces është vonuar deri ditën e sotme.

Sipas saj, qytetarët këtë ditë e kanë pritur që një vit, ngase konsiderojnë se kryetari aktual i Komunës është jolegjitim dhe nuk përfaqëson votën e popullatës shumicë, por as të komuniteteve tjera në këtë Komunë.

“Dalja e qytetarëve është vërtetë e madhe dhe unë mendoj se ne që sot do të arrijmë të mbledhim gjithsej 3 mijë e 640 nënshkrime, sa është e nevojshme për ndërrimin e kryetarit, ndërsa supozoj se ky mumër do të jetë edhe më i madh… Është me rëndësi të theksoj se kemi pasur obstruksione të mëdha që nga fillimi i procesit deri në ditën e sotme. Ligji është interpretuar në mënyra të ndryshme, por ia kemi arritur për faktin se e njohim Ligjin, kemi qenë këmbëngulës. Ka munguar mirëkuptimi nga ana e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore. Ne kemi marrë një dokument për nënshkrimin e peticionit, mirëpo sipas udhëzimit administrative është dashur të marrim edhe pëlqimin për shfrytëzimin e hapësirës publike, ne këtë nuk e kemi pranuar me kohë, por para dy ditësh dhe kjo është arsyeja që ky peticion të jetë i hapur për qytetarët sot… Më duhet të përmendi se ne një gjë të tillë e kemi pritur një vit, për faktin se konsiderojmë se kryetari është jolegjitim, është zgjedhur në mënyrë jolegale, nuk përfaqëson votën e popullatës shumicë, por as të komuniteteve tjera që jetojnë në këtë hapësirë”, ka thënë Kërtiniq.

Edhe Bllazho Turkoviq, njëri nga qytetarët e rallë që pranoi të flasë, tha se kryetari i tashëm nuk është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe nuk e ka mbështetjen e qytetarëve.

Ai parashikoi arritjen e numrit të nevojshëm të nënshkrimeve dhe përfundimin e procedurës qysh ditën e sotme, për shkak të daljes masovike të qytetartëve.

“Sot po nënshkruajmë peticionin për ndërrimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore. Nuk është dashur aty as të jetë, nuk është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe nuk e ka përkrahjen e popullatës e cila jeton në veri të Mitrovicës… Mendoj se sot ishte dashur të përfundojë, ndoshta gjërat teknike mund të mos e lejojnë një gjë të tillë, por mendoj se shumica dërmuese është për këtë”, theksoi Turkoviq.

Ndryshe, peticioni është duke u mbajtur edhe në Komunën e Leposaviqit, ndërsa në Zubin Potok dhe Zveçan nuk ka filluar ende, për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci