Të fundit

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut: Duam t’i zgjedhim përfaqësuesit tanë

Pas gjithë asaj ulërime të pakicës serbe në Kosovë se nuk do ta nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, me pretekst se nuk e njohin Qeverinë e Kosovë dhe urdhëresat e saja administrative, sot në mënyrë masive kanë “vendosur” të nënshkruajnë peticionin për shkarkim të kryetarëve dhe me këtë ta zbatojnë urdhëresën administrative të qeverisë të cilën me aq këmbëngulje e refuzonin.

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut që janë duke pritur rend ta nënshkruajnë peticionin, kanë deklaruar për portalin serb “Kosovoonline” se “shpresojnë që peticioni për shkarkimin e kryetarit të ketë sukses, pas së cilës presin të mbahen zgjedhje në të cilat qytetarët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, transmeton Paparaci.

Boban Dimitrijeviq ka theksuar se “e ka kryer detyrën e tij qytetare dhe shpreson për më të mirën”.

“Dikush e ka kërkuar gjithë këtë procedurë me “një udhëzim të çuditshëm administrativ, që besoj se nuk është në përputhje me ligjin”, ne e dimë se kryetarët e këtyre tri komunave në veri kanë marrë tre deri në katër për qind të votave dhe këtë e konsiderojmë “si jolegjitime”. Si çdo qytetar i Mitrovicës së Veriut që është në listën e votuesve, kam menduar që të vij ta nënshkruaj këtë kërkesë për peticion”, ka thënë Dimitrijeviq.

Një tjetër banor kishte thënë se i gjithë aksioni ishte i organizuar mirë dhe se është i kënaqur që kishte firmosur peticionin.

“Shpresoj se do të ketë zëvendësim ligjor të kryetarit aktual dhe në të ardhmen do të organizohen zgjedhje të ndershme, ne duam një njeri që meriton të zgjidhet nga qytetarët e veriut të Kosovës. Nuk ka rëndësi nëse është Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku apo Zveçani, por duhet të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të ndershme dhe që qytetarët të kenë përfaqësuesin e tyre të vërtetë”, ka pretenduar ai.

Dojçin Dançetoviq ka thënë se ka pritshmëri pozitive dhe se shpreson sikurse qytetarët e tjerë që të jetë më mirë pas miratimit të peticionit.

“Deri tani kjo është një gjendje e sëmurë dhe nuk është aspak mirë. Kryetarët duhet të jenë tanët, natyrisht, të zgjedhur nga populli, jo të emëruar nga forca”, ka pretenduar Dançetoviq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci