Të fundit

​Zyrtare: AAK-ja e NISMA arrijnë koalicionin parazgjedhor

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj janë dakorduar për arritjen e një koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet e ardhshme.

Në marrëveshjen mes dy partive, bëhet e ditur se të dyja partitë dakordohen që të krijojnë rreshtin e përbashkët për shtetin e Kosovës, teksa bëhet e ditur se të dy partitë janë të hapura që ta zgjerojnë koalicionin.

“Të dyja partitë dakordohen që të krijojnë rreshtin e përbashkët për shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të hapura për zgjerim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjikë, ShBA dhe BE”, thuhet në marrëveshjen që pritet të nënshkruhet sot nga dy kryetarët e partive.

Theksojmë se ky nuk është koalicioni i parë i tyre. AAK dhe Nisma kishin bërë koalicion parazgjedhor edhe në prill të vitit 2016.

Bëhet fjalë për vitin 2017 deri në vitin 2019, kur Haradianaj ishte kryeministër e Limaj zëvendës i tij.

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci