Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12. Burime bëjnë të ditur për Top Channel se viktima është nga Tirana.
Ende nuk dihen shkaqet, përse 40-vjeçari ka ndërruar jetë.
Policia është në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave.