Të fundit

Pas paralajmërimit të BQK-së për transaksionet e pagesave, reagon edhe Lajçak

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë mbrëmë se beson se Brukseli zyrtar së shpejti do të dalë me qëndrim në lidhje me paralajmërimin e Kosovës se do të anulojë transaksionet e pagesave në dinarë, transmeton Paparaci.

“Unë jam i njohur me këtë çështje. E ngrita këtë çështje në një bisedë me kryenegociatorin dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe i kërkova të më jepte përgjigje për disa pyetje të rëndësishme”, ka thënë Lajçak në Davos duke u përgjigjur në pyetje të një gazetari serb në lidhje me paralajmërimin e Kosovës se do të ndalojë transaksionet e pagesave, siç ka thënë ai “me Serbinë”.

Ai ka theksuar se këtë informacion ia ka përcjellë Brukselit dhe se shërbimet tani janë duke e analizuar situatën dhe se pret që së shpejti të dalin me qëndrim zyrtar.

Ai po ashtu ka theksuar se nuk dëshiron të japë asnjë vlerësim dhe se beson se do të gjendet një zgjidhje që nuk do të ketë pasoja./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci