Të fundit

Haxhiu paralajmëron përçarje të re brenda VV-së: Edhe tetë deputetë do të largohen

Tetë deputetët të partisë në pushtet, Vetëvendosje pritet të largohen dhe ta formojnë një subjekt të ri politik.

Kështu ka deklaruar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ne Teve1, teksa ka shtuar se kjo do të jetë një prej arsyeve kryesore që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme, pasi siç tha ai, partisë së kryeministrit Kurti, do t’i bie pushteti.

Haxhiu madje tha se është në kontakt të vazhdueshëm me deputetët e VV-së.

“Unë besoj që VV-ja s’do të arrijë ta kalojë as 30% në zgjedhjet e ardhshme, për shkak të dështimeve. Sepse unë besoj që do të ketë edhe lëvizje e largime tjera nga VV-ja. Ne kemi parë disa largime nga VV-ja, të cilët e kanë fituar mandatin e deputetit por të pakënaqur me vetë VV-në, tash të gatshëm janë edhe një grup tjetër.

Kemi informacione, jemi në kontakt me ta, që një pjesë e deputetëve që presin me dalë me subjekt politik. Mbi 8 deputetë do të jenë, dhe me këtë VV-ja do ta humbë edhe shumicën, dhe detyrimisht vendi do të shkojë në zgjedhje”, deklaroi Haxhiu.

 

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci