Të fundit

Lëndimi i 12 personave në minierën e Trepçës, detaje nga raporti i policisë

Dje në minierën e Trepçës, 12 minatorë kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një shpërthimi acidik.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje për rastin, ku thuhet se lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrethana të panjohura dhe dy nga të lënduarit janë ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm mjëksor, ndërsa dhjetë minatorët tjerë janë liruar n shtëpi.

“Fsh. Stanterg, Mitrovicë / 17.01.2024 – 12:00. Raportohet se në rrethana të panjohura në minierën e Trepçës ka shpërthyer një cisternë me acid ku lëndime trupore kanë pësuar 12 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku pas tretmanit dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Rasti është duke u hetuar”, shkruhet në raport.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci