Të fundit

Parlamenti Evropian më 08 shkurt voton një Rezolutë për Serbinë

Votimi në Parlamentin Evropian për rezolutën për Serbinë është paralajmëruar për mbledhjen e ardhshme plenare e cila është caktuar për 08 shkurt në mesditë.

Debati i mbrëmshëm në PE do të shërbejë si bazë për shkrimin e tekstit të rezolutës, e cila do të negociohet nga grupet parlamentare në periudhën e ardhshme, për të arritur një tekst të dakorduar, transmeton Paparaci.

Debati për zgjedhjet në Serbi dhe votimi i kësaj rezolute u caktuan me kërkesë të deputetëve socialdemokratë, të të Gjelbërve dhe të deputetëve Renew në Parlamentin Evropian dhe përkundër kundërshtimit të Partisë Popullore Evropiane.

Raportuesi i PE për Serbinë dhe anëtari i PE Vladimir Bilcik kishte kërkuar që rezoluta të mos votohet para se të publikohet raporti zyrtar i misionit vëzhgues të ODIHR për zgjedhjet në Serbi, mirëpo propozimi i tij nuk ishte miratuar./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci