Të fundit

Shpërthimi në minierë dhe lëndimi i 12 minatorëve, Krasniqi: Qeveria të dëgjoj kërkesat e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas shpërthimit acidik që ndodhi dje në minierën e Trepçës.

Krasniqi u ka uruar shërim të shpejt të lënduarve, dhe iu ka ofruar mbështetje në këtë moment të vështirë për ta.

Sipas tij është e domosdoshme që të zhvillohet një hetim i plotë për të identifikuar shkaqet.

“Ngjarja e rëndë në minierën e Stantërgut, ku 12 punëtorë të Trepçës kanë marrë lëndime, është shqetësuese dhe kërkon përgjegjësi. Është e domosdoshme të zhvillohet një hetim i plotë dhe i pavarur për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë ngjarje e cila ka mundur të përfundoj me fatalitet. Punëtorëve të lënduar ju dëshiroj shërim të shpejtë dhe mbështetje të plotë në këtë moment të vështirë për ta, shkruan Krasniqi.

Ndërsa ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet t’i dëgjoj kërkesat e minatorëve dhe duhet të ndërmarr veprime urgjente dhe konkrete për të garantuar kushte më të mira dhe siguri në vendin e punës.

“Përkundër kërkesave të vazhdueshme ndaj Qeverisë aktuale, minatorët e Trepçës kanë përjetuar mungesën e trajtimit adekuat. Qeveria e Kosovës duhet të dëgjoj kërkesat e minatorëve dhe duhet të ndërmarr veprime urgjente dhe konkrete për të garantuar kushte më të mira dhe siguri në vendin e punës”, shkruan ai.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci