Të fundit

Puthje dhe përqafime, Dua Lipa shfaqet në publik me të dashurin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa duket se ka gjetur dashurinë me aktorin britanik Callum Turner.

Dyshja janë shfaqur për here të parë në publik duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.

Thashethemet për një lidhje të mundshme qarkullojnë prej disa kohësh.

Ata dolën për darkë së bashku javën e kaluar dhe këngëtarja u shfaq në një postparty të premierës së ‘Masters of the Air’, një serial i ri në të cilin mund të shihet Turner.

Aktori është i njohur për publikun e gjerë për rolet e tij në filmat Fantastic Beasts : Krimet e Grindelwald dhe Sekretet e Dumbledore.

33-vjeçari Turner ka pasur më parë një lidhje me aktoren Vanessa Kirby.

Lipa u takua me regjisorin francez Romain Gavras vitin e kaluar. Para kësaj ajo ishte me modelin Anwar Hadid.

 

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci