Të fundit

Vjen shkarkimi i parë në Minierën e Trepçës, pas aksidentit me 12 të lënduar

Bahri Karaça është shkarkuar nga pozita e drejtorit të minierës së Trepçës.

Shkarkimi i tij erdhi si pasojë e ngjarjës së djeshme ku u lënduan 12 minatorë nga rrjedhja e acidit sulfurik brenda minierës, raporton Paparaci.

Dje u raportua se Karaça i doli në ndihmë minatorëve të lënduar, e që në lajthitje kishte rënë edhe menaxhmenti.

Përmes një komunikate theksuan se ”ekipet shpëtuese të minierës në krye me Udhëheqësin e Njësisë Biznesore Bahri Karaqa kanë reaguar me shpejtësi për evakuimin e punëtorëve të lënduar nga miniera dhe dhënien e ndihmës së parë duke vazhduar me trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”.

Por që në të vërtetë, të lënduarit ishin ndihmuar nga vetë minatorët. Këtë e kanë pohuar minatorët gjatë prononcimeve nëpër media të ndryshme.

Në vend të Karaçës, në pozitën e drejtorit të minierës është emëruar Shyqri Sadiku.

Shyqri Sadiku është emër i njohur për minatorët, pasi që për një kohë të gjatë kishte drejtuar minierën dhe sindikatën e minatorëve./Paparaci

Video nga Paradoks

Si ndodhi që të ndahen tre heronjtë, Kadri Zeka, Bardhosh e Jusuf Gervalla në rivarrim? Rrëfimi për ngjarjen e para 22 viteve

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci