Të fundit

Vetëm 16-vjeçar, talenti kosovar nënshkruan kontratë me Ballkanin

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka marrë në radhët e veta edhe një tjetër talent kosovar.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat U-17, Art Morina nga fillimi i këtij stinori do të veshë ngjyrat portokall e zi.

Morina, 16-vjeçar, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën e Ballkanit.

Ai është rritur e zhvilluar te klubi i futbollit Gjakova, ndërsa më pas karrierën e tij e vazhdoi te Ramiz Sadiku në Prishtinë.

Qendërmbrojtësi kosovar është përforcimi më i ri i skuadrës së Ballkanit, që momentalisht është duke zhvilluar përgatitjet në Antali të Turqisë.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci