Të fundit

Bislimi: Rregullorja e BQK-së zvogëlon vetëm hapësirën e atyre që kanë sjellë ilegalisht dinarë me thasë në Kosovë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përmes një postimi në Facebook është shprehur se rregullorja e BQK-së për “Operacionet me Para të Gatshme”, që është miratuar nga bordi i këtij institucioni në dhjetor të 2023, nuk e liston asnjё mjet pagese veçmas, pёrveç specifikimit qё buron nga neni 11 i Kushtetutёs sё Republikёs sё Kosovёs.

“Nё kёtё nen precizohen dy gjёra: qё në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme; dhe qё Banka Qendrore e Kosovёs ёshtё autoritet i pavarur bankar”, ka shkruar ai.

Bislimi është shprehur se në këtë rregullore nuk ka pasur se si të anulohet përdorimi i dinarit, sepse nuk ka qenë e lejuar asnjëherë, dhe se as dinari e as monedhat e ndonjë shteti tjetër fqinj nuk janë përmendur fare në tekstin prej 40 faqesh të kësaj rregulloreje.

“Cfarёdo interpretimi tjetёr ёshtё i pasaktё dhe synon manipulimin e opinionit publik. Duke qenё Autoriteti i vetёm me funksion dizajnimin, zbatimin dhe mbikёqyrjen e politikave monetare nё vend, Banka Qendrore ka pёr detyrё edhe draftimin e rregullave tё lojёs pёr tё gjithё ato subjekte, financiare apo jofinanciare, persona fizik apo juridik, nё operimet e tyre me valuta, si vendore apo tё huaja”, ka shkruar Bislimi.

Tutje, zëvendësministri tha se në ushtrimin e këtij mandati, BQK është e kufizuar me një sërë instrumentesh ligjore vendore e ndërkombëtare, si Kushtetuta e Republikёs sё Kosovёs, Kodi Penal, Ligji pёr Bankёn Qendrore, ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit e shumё tё tjera, por edhe nga njё varg rregulloresh, direktivash e vendimesh tё Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian, Bankёs Qendrore Evropiane dhe konventave relevante ndёrkombёtare qё rregullojnё standardet nё operimin me para tё gatshme, paketimin dhe depozitimin e tyre, kёmbimin e valutave tё dёmtuara, heqjen nga qarkullimi dhe riqarkullimi tё valutave tё dёmtuara ose tё falsifikuara, importimin apo eksportimin e valutave tё brendshme dhe tё huaja.

“Natyrisht se e njё rёndёsie tё veçantё ёshtё edhe pёrcaktimi i valutёs e cila lejohet tё pёrdoret nё tё gjitha transaksionet bankare e jobankare, e qё nё rastin e Kosovёs ёshtё vetёm valuta EURO. Secili prej qytetarёve tё Republikёs sё Kosovёs qё ka vepruar nё kundёrshtim me kёtё, ka qenё nё vazhdimёsi nё anёn e shkelёsit tё ligjit.
Deklaratat qё tentojnё tё kontestojnё si autoritetin e Bankёs Qendrore nё pёrcaktimin e kёtyre rregullave, si monopolin nё pёrdorimin e Euros si valutё e vetme në qarkullim, pёrveçse insistojnё nё lejim, tolerim dhe promovim tё joligjshmёrisё e informalitetit, njёkohёsisht bёjnё thirrje pёr mohimin e kompetencave tё Bankёs Qendrore, tё cilat janё tё garantuara me Kushtetutё”, ka shkruar më tej zëvendësministri Bislimi.

Reagimin e tij, Bislimi e bëri pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë të enjten në Davos të Zvicrës se “Prishtina ka paralajmëruar se do të anulohet transaksioni i pagesave me Serbinë qendrore, përdorimi i dinarit dhe po ashtu do të bastiset Banka e Kursimeve Postare”.

“Detyra ime është të kujdesem për popullatën serbe dhe paqen rajonale. Nga Prishtina morëm një njoftim se janë të gatshëm ta shqyrtojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore, ta ndalojnë përdorimin e dinarit dhe ta bastisin Bankën e Kursimeve Postare. Kjo jo vetëm që na shqetëson, por edhe vë në pikëpyetje të gjitha proceset e normalizimit dhe dialogun”, tha Vuçiq, raporton “TV Pink”.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci