Të fundit

Emigracioni i paligjshëm, Rama: Kërkohet përgjigje mbarë evropiane – Shqipëria mund të kontribuojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot një vizitë në Landin e Bavarisë, Gjermani, me ftesë të kryeministrit bavarez, Markus Söder, si pjesëmarrës në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU).

Pas takimit me grupin parlamentar të CSU, Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin bavarez Markus Söder, Kryetarin e grupit parlamentar të CSU Klaus Holetschek dhe anëtarin e Parlamentit Europian, Manfred Ëeber.

Një nga temat që preku kryeministri ishte edhe emigracioni i paligjshëm dhe marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për këtë çështje. Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria nuk është zgjidhja, por vendi ynë mund ta bëjë pjesën e saj për të kontribuuar në këtë zgjidhje. Sipas tij, e gjithë familja evropiane duhet të bjerë dakord për të një përgjigje të vetme.

“Sigurisht kemi folur edhe për mënyrën sesi Shqipëria e sheh dhe si Shqipëria mendon të kontribuojë, kundër migracionit të paligjshëm përmes marrëveshjes që kemi arritur me Italinë. Më duhet të them se Shqipëria nuk është zgjidhja pasi jemi shumë të vegjël dhe nuk kemi mjetet për të qenë zgjidhja, pikë së pari, dhe së dyti, sepse zgjidhja nuk është madje as në duart e një vendi të madh si Gjermania, por Shqipëria mund të bëjë pjesën e saj për të kontribuar në këtë zgjidhje, ashtu siç çdo vend europian duhet të bëjë pjesën e vet për të kontribuar në këtë zgjidhje pasi kjo sfidë kërkon një përgjigje mbarë europiane”.

“Çdo përpjekje e veçuar është e dënuar të sjellë pasoja që mund të bëhen të pariparueshme për të ardhmen ndaj e gjithë familja europiane duhet të qëndrojë së bashku e të bjerë dakord për një përgjigje të vetme e jo për përgjigje të shumta e të larmishme që ndonjëherë nuk lidhen me brezat e ardhshëm, por me politikën e ditës. Po të mund të spekuloja këtu do të thoja se dallimi mes djemve dhe burrave në detyrë është se djemtë duan të tregojnë diçka, burrat duan të bëjnë diçka dhe kjo është po kështu ajo çfarë vendet duhet të bëjnë kur varen nga qeveritë që kanë. Ne jemi këtu, duam të jemi pjesë e zgjidhjes, duam të jepi pjesë e përpjekjes”.

“Ne nuk jemi BE, por jemi E pa B kështu që, askush nuk mund të vendosë për ne, nëse jemi a jo europiane sepse kjo tashmë është vendosur tashmë nga Zoti i plotfuqishëm e nga gjeografia që na ka vendosur në mes të Europës dhe Bashkimi Europian është realiteti i vetëm në historinë e hartave me kufij të jashtëm dhe një kufi të brendshëm. Nuk ka ekzistuar asnjë realitet tjetër i ngjashëm në histori. Pra, hyn në BE dhe për të ardhur në Shqipëri duhet të dalësh nga BE-ja. Është thjesht një fluturim 1orë e gjysmë prej këtej dhe ne jemi në mes”, ka thënë Rama.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci